Fjalë Kyçe

Edhe një prokuror i Kosovës vdes nga COVID-19

Edhe një prokuror i Kosovës vdes nga COVID-19

Prokurori Esat Ademi ka vdekur të dielën në mëngjes si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tha Maloku përmes telefonit.

Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Rreth një muaj më parë kishte vdekur edhe një prokuror tjetër i Gjilanit.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin, i cili ishte i prekur me COVID-19, ka vdekur më 18 korrik.