Fjalë Kyçe

Edhe një shqiptar në Bundesligë

Edhe një shqiptar në Bundesligë

Edhe një futbollist shqiptar ka debutuar në Bundesligën gjermane. Hapin e madh në karrierë të shtunën e ka brëë Tim Civeja, lojtari i lindur në Gjermani, por me prejardhje nga Berati.

Civeja 19-vjeçar luajti prej minutës së 87-të për Augsburgun që humbi 2:0 nga Werder Bremeni, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit gjeman. Civeja luan për të rinjtë e Gjermanisë. Është mesfushor që po zhvillohet te Augsburgu. Te Augsburgu është prej vitit 2015 dhe tashmë ka arritur në Bundesligë.

Milot Rashica luajti prej minutës së 90-të për Werderin.