Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, nuk janë të kënaqur me pagat e tyre kështu ata kërkojnë rritje të tyre.
“SPPBIDMGJK shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën 1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat diskriminuese te krijuara deri me tani dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin public”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga SPPBIDMGJK-ja.
SP e Pylltarisë shprehe pakënaqësi lidhur me problemet e përditshme të punonjësve te pylltarisë gjatë detyrave te punës:
“Ndaj, SP-të e Pylltarisë bënë thirrje që sa më shpejtë çështjet e adresuara të zgjidhet në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmerr veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga SPPBIDMGJK-ja.