Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për lojtarët që pritet të luajnë për Kosovën.
“Florent Hadërgjonaj do ta vesh fanellën e Kosovës”, kështu është shprehur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një intervistë në RTK3, transmeton Gazeta Olle.
Hadërgjonaj nuk po ka hapësira te Zvicra dhe për këtë arsye, pritet të grumbullohet nga ‘Dardanët’.
“Të gjithë talentet janë të mirëseardhur nga gjitha shtetet dhe i ftoj të gjithët që të vijnë. Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë”, u shpreh Ademi.