Tejkalimet e automjeteve, e sidomos të autobusëve të cilët transportojnë udhëtarët janë shpeshtuar. Gazeta Sinjali dje publikoi pamje të një rasti të tillë, ku autobusi i linjës Gjakovë-Prishtinë (Meti comerc) shihet teksa tejkalon në vijë të plotë dy automjete të rënda.
Por një veprim i tillë, siç duket për shoferin/shoferët e kësaj kompanie është bërë i zakonshëm.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se si autobusi bën tejkalim në vijë plotë.