Fjalë Kyçe

Edhe një tjetër klub nga Serie A kërkon Vojvodën

Edhe një tjetër klub nga Serie A kërkon Vojvodën

E ardhmja e Mërgim Vojvodës ka gjasa të mëdha të jetë në Serie A.

Siç raportojnë mediet e afërta me Standard Liege, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës po kërkohet edhe nga Fiorentina, përcjell lajmi.net.

Emri i Vojvodës ka disa ditë që ka qenë pjesë e medieve për një kalim në Itali, ku përmendej edhe skuadra e Lazios dhe Torinos.

Vojvoda 25 vjeçar, i është bashkuar Standard Liege në vitin 2019 nga Mouscorn, dhe në 24 paraqitje ka shënuar një gol.

Vlera e Vojvodës në ‘Transfermarkt’ është dy milionë euro, shumë që përafërisht edhe Fiorentina do të jetë në gjendje të paguajë.