Fjalë Kyçe

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, vdes pacienti nga Kamenica

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, vdes pacienti nga Kamenica

Edhe një viktimë nga koronavirusi është shënuar në Kosovë.

Viktima J.H nga Kamenica, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili po ashtu ka konfirmuar se ky është rasti i dytë me fatalitet nga COVID-19 në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.

Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart.

Ngushëllime të sinqerta familjes!.