Fjalë Kyçe

Edhe Nora Gjakova në finale

Edhe Nora Gjakova në finale

Edhe Nora Gjakova në finale të Grand Prix Budapest 2019.

Edhe Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë. Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.

Në finale ndodhet edhe Distria Krasniqi (-48 kg), kurse Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për medaljen e bronztë.

Blloku final zhvillohet prej orës 17:00. Iu urojmë fat dhe suksese garueseve tona.