Fjalë Kyçe

Edhe pas zgjedhjeve na presin kriza të njëjta politike

Edhe pas zgjedhjeve na presin kriza të njëjta politike

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se Kosova po shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme edhe pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë Hoti.

Por, ai mendon se ditë të vështira na presin në vazhdim. Latifi pret që të ketë vështirësi në krimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.

“Pavarësisht se kush do të del i pari në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen me siguri në fillim të shkurtit, unë e shoh përsëri riciklimin e krizave të cilat i kemi kaluar vitet e fundit, kriza të vështirësive për të krijuar një qeveri, kriza për me krijuar një shumicë parlamentare funksionale e cila është në gjendje me i adresuar problemet bazike me të cilat përballet ky vend”, tha Latifi në Pressing.

“Unë e shoh një dimër tepër të vështirë, jo vetëm në kuptimin gjeokrafik, por në kuptimin politik. Do të jetë një dimër i vetmisë së madhe”, tha ai.