Fjalë Kyçe

Edhe persona të tjerë dalin të prekur me koronavirus në klinikën private në Prishtinë

Edhe persona të tjerë dalin të prekur me koronavirus në klinikën private në Prishtinë

Në Spitalin “Sirona” të premten ka rezultuar një rast pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një punonjës të kuzhinës së këtij spitali. Por menjëherë pas tij janë testuar i gjithë stafi tjetër i këtij spitali privat. Nga të gjitha testimet pozitiv kanë rezultuar edhe dy infermierë të kësaj klinike duke çuar në 3 numrin e stafi të këtij spitali të infektuar me koronavirus.

Drejtori i Spitalit “Sirona” prof. Shefqet Lulaj, në një lidhje direkte për Gazetën Express e T7 ka deklaruar se situata në spital është e qetë dhe se nuk ka nevojë për panik.

“Gjendjen në spital e kemi të mirë. Pas testimit të të gjithë punëtorëve të klinikës, prej tyre dy infermier kanë rezultuar pozitiv dhe një tjetër punëtor jo shëndetësor i cili po trajtohet në Klinikën Infektive”, thotë drejtori.

Tutje ai tregon se është bërë në vazhdimësi dezinvektimi i hapësirave të spitalit dhe se asnjë nga pacientët e këtij spitali pas testimeve të bëra nuk kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Dezinfektimi dhe masat mbrojtëse nuk kanë mundu në asnjë moment në spitalin tonë. Ne e kemi bërë rregullisht dezinfektimin edhe pas ditës së djeshme. Unë e kam një mesazh për pacientët tanë, ju them se spitali jonë ka bërë maksimumin për mbrojtje nga infeksioni. Ne jemi shumë të kënaqur se nga lista e pacientëve, asnjëri nuk ka rezultuar si i prekur me Covid 19”, sqaron ai.

Drejtori tutje theksoi se nuk e dinë burimin e infeksionit. “Ne nuk e dimë burimin e infeksionit. Spekulimet se infeksioni ka ardhë nga një spital privat janë të paqëndrueshme. Një person tek ne që ka rezultuar me simptoma ka qenë një zonjë nga kuzhina e spitalit tonë. Ajo zonjë ka rezultuar pozitiv dhe anëtarët e familjes së saj pastaj. Dhe infermierët që kanë rezultuar pozitiv kanë qenë raste asimptomatikë.  Tani për tani në izolim shtëpiak janë tri infermiere”, thotë drejtori.