Fjalë Kyçe

Edhe pesë persona të vdekur nga Covid-19 në Serbi

Edhe pesë persona të vdekur nga Covid-19 në Serbi

Edhe pesë të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Serbi gjatë 24 orëve të kaluara, ka thënë epidemiologu serb, Predrag Kon, gjatë një konference shtypi, të dielen në Beograd.

Rrjedhimisht, numri i të vdekurve në Serbi nga COVID-19 ka mbërritur në 156, raportojnë mediet serbe, transmeton KOHA.

Kon po ashtu ka bërë të ditur se brenda këtij 24-orëshi janë regjistruar edhe 263 raste të reja, gjë që e ngrit në 8.042 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë shtet.