Big Basta ka postuar një shkrim të veçantë drejtuar Vesës.
Big Basta dhe Vesa Luma janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradë, dhe lidhja e tyre komentohet shumë në media, shkruan lajmi.net.
Sot me rastin e festës së babait, është këngëtari nga Shqipëria ai që falënderon Vesën për ekzistencën e saj.
Ai publikoi një fotografi me bashkëshorten dhe ia bashkëngjiti edhe këtë shkrim: “Per ditën e babait dua te falënderoj zemrën time Vesa Lumën qe me ekzistencen e saj si grua dhe si nene me beri te besoj dhe te jem nje baba i devotshem pavaresisht largesive apo peripecive. Faleminderit qe je ti dhe qe me dhurove ate engjell te bukur ! Ju dua shume.”