Artistët tanë janë treguar bujar në këtë tragjedi që ka goditur Shqipërinë.
Këngëtari Sabri Fejzullahu, ashtu sikurse shumë prej të famshmëve tanë, ka hapur dyert e shtëpisë për qytetarët e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
Përmes një njoftimi, ai tha se lëshon shtëpinë për një familje pesë anëtarëshe.
“Ne rrim gjithëmon pran trungut tënd Nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpin time nji familjes 5 anëtarëshe, vëllezërve e motrave të gjakut Tim S.Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari.
Për ndryshe, përveç Sabriut, strehim për të prekurit nga tërmeti kanë ofruar edhe: Capital T, Ledri Vula, Rina Balaj, Genc Prelvukaj, e të tjerë.