Shtatë vdekje të tjera janë konfirmuar rreth aeroportit në Kabul ndërsa vazhdon një mision evakuimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç edhe tanimë dihet, dhjetëra mijëra njerëz janë përpjekur të hyjnë në rrugën e fundit funksionale jashtë Afganistanit, duke rezultuar në lodhje dhe lëndime të tmerrshme.
Situata po bëhet më e trazuar dhe e rrezikshme ndërsa afrohet afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane.
Është e paqartë nëse evakuimi do të shkojë përtej asaj date – ose nëse talebanët do ta lejojnë atë – por Britania e Madhe ka premtuar “mbështetjen e saj të plotë” nëse SHBA vendos të qëndrojë më gjatë në terren.
Ndërkohë shkruajnë mediat e huaja, turma të mëdha po kampojnë rreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, shumë prej tyre pa shpresë për të gjetur një vend në një aeroplan.
Të shtunën, ambasada amerikane u tha qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg aeroportit nëse nuk udhëzohen të udhëtojnë mes raporteve që forcat e sigurisë janë gjithnjë e më të shqetësuara për kërcënimin nga ISIS.
Nuk ka ende sulme të konfirmuara, por një zyrtar i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ata janë të shqetësuar se aeroporti mund të bëhet një objektiv i tillë.