Fjalë Kyçe

Edi Rama jep lajmin e mirë: Nga nesër nis vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri

Edi Rama jep lajmin e mirë: Nga nesër nis vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nesër do fillojë vaksinimi kundër koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Facebook-ut.

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Rama kishte premtuar se një pjesë të vaksinës anti-Covid do ia dhurojë edhe Kosovës.

“Kosovës do t’ia dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë”, ka thënë Rama ditë më parë.