Fjalë Kyçe

Edi Rama ka frikë nga ndonjë atentat, kontrolle të rrepta pjesëmarrësve në tubime

Edi Rama ka frikë nga ndonjë atentat, kontrolle të rrepta pjesëmarrësve në tubime

Edhe sot kryeministri Rama vijoi me takimet elektorale në rajonin juglindor të Shqipërisë. Ashtu si çdo ditë Rama u prit nga protesta të organizuara nga përfaqësues të opozitës, por edhe nga qytetarë të pakënaqur.

Ajo që po vihet re në takimet e Ramës është një forcë e shtuar policore dhe civilësh. Eskorta e shoqëruar nga shumë makina të gardës, si edhe mjaft masa të tjera paraprake.

Ndërsa para takimeve të Ramës, pjesëmarrësve u bëhet një kontroll i rreptë. Nuk dihet se kujt apo çfarë i trembet ra, për sa kohë pjesëmarrësit janë militantë të Partisë Socialiste.