Fjalë Kyçe

Edi Rama për Albin Kurtin: Nuk flas për të

Edi Rama për Albin Kurtin: Nuk flas për të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të mos flas për kryeministrin e Kosoëvs, Albin Kurti, përkundër që ky i fundit i uroi fitoren në zgjedhjet e së dielës.

I pyetur se si e komenton pjesmarrjen e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, Edi Rama në stilin e tij me gishtin e dytë lartë, ka thënë që nuk flet për të.

Përkundër instistimit të Fevziut për të marrë një përgjigje, duke ia kujtuar Ramës, deklaratën gjatë fushatës se nuk flet për Kurtin deri pas zgjedhjeve, kryeministri shqiptar, është përgjigjur duke thënë se do e shtyjë edhe pak komentin e tij për Kurtin.

“Nuk flas për të…. Kam thënë që nuk do flas deri me 26 prill, por ja që do e shtyejë edhe pak këtë kohë. Kaq”, ka thënë Rama