U tha që nuk ka turistë në Shqipëri, Edi Rama publikon video që dëshmon të kundërtën
Është raportuar për ditë të tëra se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, e kjo si pasojë e çmimeve të larta.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video e cila dëshmon të kundërtën.
Video është realizuar në ishullin e Sazanit ku shihen turistë të shumtë të cilët po shijojnë vendin.
“Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.