Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën (10 qershor) do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të nisë në orën 08:00, ka njoftuar Zyra e Presidencës, derisa në orën 09:00 Osmani do të takohet me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Kryeministri Rama pritet të takohet edhe me kreun e Prishtinës, Përparim Rama.
Komuna e Prishtinës njoftoi se takimi do të nisë në orën 16:00, e Ramës do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”.