Selektori i ri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja s’e ka nisur aq mbarë punën te Shqipëria.
Trajneri italian është rrëzuar para mediave pas konferencës që kishte sot.
Reja aksidentalisht u rrëzua para syrit të kamerave posa përfundoi listën për 2 ndeshjet e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar, tekniku u ngrit menjëherë në këmbë dhe vazhdoi bisedën normale me gazetarët e pranishëm në sallën.