Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga Leukemia Acute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës.
Ajo kishte mposhtur sëmundjen herën e parë, ku kishte gjetur shërim në Turqi, shërim ky i cili kishte kushtuar 100 mijë euro. Por, pas disa ditësh asaj i është rikthyer kjo sëmundje.
Bashkëshorti i Editës, Veton Gjikolli, tha për Njeshi se për shërimin e gruas së tij nevojiten 150 mijë euro.
“Editën e kemi pasur njëherë në Turqi për trajtim të sëmundjes, ku trajtimi i saj ka kushtuar 100 mijë euro. Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë 25 mijë euro dhe të tjerat aq sa na kanë ndihmuar. Pasi jemi kthyer në Kosovë pas 10 dite, Editës i është rikthyer sëmundja. Tani nevojitet që shërimi të bëhet prapë në Turqi në spitalin ‘Acibadem’, ku duhet të marr kemioterapi dhe transplant, shërim ky i cili kushton 150 mijë euro”, ka thënë ai.
Mirëpo kjo shumë është e papërballueshme për familjen Gjikolli. Për këtë Vetoni ka kërkon ndihmë.
“Kjo shumë tani është e papërballueshme për neve, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Po iu lusim kush mundet që të na ndihmoj”, ka thënë ai.
Numri ku mund ta ndihmoni Editën:
Numri i telefonit në viber: +38349138108.