Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka rrëfyer se si dikur ka refuzuar aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.
“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja”, ka rrëfyer ajo në Top Channel.
“Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin”, ka treguar Tahiri.
“Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, ka kujtuar ajo.