Fjalë Kyçe

Edon Zhegrova ka fituar titullin e parë me Baselin

Edon Zhegrova ka fituar titullin e parë me Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është stolisur me trofeun e tij tè parë në karrierë, pasi Baseli e mundi Thunin 2:1 në finale të Kupës së Zvicrës në Bern.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës e shijoi trofeun e tij të parë në karrierë, me të cilin edhe pozoi gjithandej, edhe pse e zhvilloi vetëm një minutë lojë në këtë garë.

Në të kaluarën, më së afërmi një trofeu që Zhegrova ka qenë, ishte Kupa e Belgjikës me klubit e tij Genk në sezonin 2017/18. Mechelen e mundi Genkun 2:1 në një ndeshje finale, në të cilën ai nuk ishte i ftuar fare.

22-vjeçari u huazua nga Genku në Basel në fillim të shkurtit dhe që prej atëherë u ftua në të gjitha tri ndeshjet pasuese të Baselit në Kupën e Zvicrës, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Por, trajneri Marcel Koller i dha vetëm një minutë lojë kosovarin.

Për Edonin, megjithatë, ka pasur më shumë minuta në ligë. Koller ia besoi atij vendin e titullarit në tri ndeshje nga 12 në total sa e fitoi.

Zhegrova është i huazuar në Basel deri në përfundim të këtij sezoni, me klubin zviceran që e ka mundësinë në marrëveshjen me Genkun për ta blerë përfundimisht kosovarin për rreth 1.5 milionë euro.

Gjasat, megjithatë, janë që Zhegrova të rikthehet në Genk, sipas mediave zvicerane