Fjalë Kyçe

Edon Zhegrova me një gjest fantastik pas ndeshjes me Bullgarinë

Edon Zhegrova me një gjest fantastik pas ndeshjes me Bullgarinë

Edon Zhegrova ka bërë një gjest për t’u vlerësuar gjatë ditës së martë.

Ylli i Baselit është paraqitur për disa në minuta në barazimin 1:1 të Kosovës ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”.

Por, para se të kthehet në Zvicër te skuadra e Baselit, Edon Zhegrova ka vendosur t’i rezervojë një befasi mësueses së tij të parë.

19 vjeçari gjatë ditës së martë ka vizituar mësuesen e tij dhe nxënësit e saj në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, pjesë e së cilës shkollë ka qenë Zhegrova.

Kujtojmë se Zhegrova fëmijërinë e ka kaluar në Kosovë, para se të transferohej në Belgjikë te Genk.