Duket se Brexit po fillon të jap ndikimet e para në ekonominë e Britanisë së Madhe. Ekonomia britanike ka pësuar rënie në tremujorin e dytë të këtij viti, me 0.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, rënie kanë shënuar sektorët kyç të ekonomisë britanike si shërbimet, prodhimi dhe ndërtimi.
Ekpsertët parashikojnë se për shkak të Brexit, kjo rënie do të vijojë të thellohet edhe më shumë në muajit në ardhshëm.