Fjalë Kyçe

Efekti Muriqi, në stadiumin e Fenerbahces lëshohen këngë shqip

Efekti Muriqi, në stadiumin e Fenerbahces lëshohen këngë shqip

Fenerbahçe e Vedat Muriqit, u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Ankaraguçunë me rezultatin 2-1, falë golit të shënuar nga Muriqi në pjesën e dytë.

Shqiptari i Kosovës asistoi edhe për golin e parë të shënuar nga Jorgesen.

Ndërkohë që në përfundimin e pjesës së parë, teksa të 2 skuadrat ishin drejtuar në dhomat e zhveshjes, gjatë pushimit, në stadium u vendos kënga shqiptare “Skifterja zemrës”, e kënduar nga Klajdi Haruni dhe Bes Kallaku, ka qenë ky i fundit që ka shpërndarë në “Instastory” një video të shkurtër nga stadiumi “Şükrü Saracoğlu”, teksa dëgjohet në sfond kënga shqiptare.

Skifterja e zemrës në stadiumin e Fenerbahçes on Vidnews.