Einxhel Shkira ishte një ndër personazhet më të komentuar në “Big Brother VIP”.
Krahas momenteve të këndshme, ajo kaloi dhe shumë sfida por ia doli që të shkonte deri në finale.
Një çastet të paharrueshme ishte momenti kur mori për pak kohë rolin e Arbanës për të moderuar.
Përmes një fotoje të publikuar nga Einxhel si duket ky ka qenë ndër më të dashurit dhe për prindërit e saj, të cilët e kanë ruajtur përmes një kornize në mur.
“Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur”, ka shkruar ajo.