Haas ka ndërprerë kontratën me pilotin rus Nikita Mazepin, ka bërë të ditur ekipi i Formula 1.
Për më tepër, skuadra i ka dhënë fund marrëveshjes së sponsorizimit të titullit me prodhuesin rus të potasit Uralkali, në pronësi të babait të Mazepin, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Ashtu si me pjesën tjetër të komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe dëshiron për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet në njoftimin e tyre.