Fjalë Kyçe

Ekipi i madh italian e kërkon Mustafin

Ekipi i madh italian e kërkon Mustafin

Përderisa ditët po kalojnë, thashethemet për transferet e mundshme të Lazios po intensifikohen.

Tani, mediumi i madh italian, Calciomercato raporton se Lazio është i interesuar për ta transferuar Shkodran Mustafin.

Kampioni i Botës me Gjermaninë nuk po gjen hapësirë te Arsenali, kurse kontrata e tij skadon në qershorin e këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Këtë sezon, Mustafi ka bërë vetëm nëntë paraqitje për “Topçinjtë”, tri në Premierligë, pesë në Evropa Ligë dhe një në Carabao Cup.

Serie A nuk është terren i panjohur për futbollistin me prejardhje shqiptare. Mustafi kishte luajtur për dy vite te Sampdoria, teksa kishte bërë 51 paraqitje.