Fjalë Kyçe

Ekipi i xhudos nga Panama qëndron në Kosovë

Ekipi i xhudos nga Panama qëndron në Kosovë

Kosova ka pritur një ekip të xhudos nga Panama. Kjo në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, ka vlerësuar se raste sikur ky janë shumë të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Jam shumë e emocionuar që shoh xhudistët nga Panama që vizitojnë Kosovën për stërvitje të përbashkët me ekipin e Kosovës. Shkëmbime si ky janë shumë të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka thënë ajo.

Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, muaji prill do i dedikohet komponentës së “Diplomacisë publike”. “Sukseset kulminante në sportin e xhudos, duke përfshirë dhe organizimin e fundit të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos në Kosovë, kanë kontribuar në përmirësimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, duke e përbërë kështu një shtyllë jetike të përpjekjeve të diplomacisë publike.

Udhëtimi ynë përgjatë muajit prill ka filluar me pritjen e ekipit të xhudos nga Panama”, ka theksuar FXHK. “Ndërsa përgjatë muajit do i presim edhe rreth 100 garues nga 15 shtete, duke forcuar më tej rolin e xhudos si një mjet i fuqishëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.