Fjalë Kyçe

Ekipi i yllit kosovar hynë në Superligë të Zvicrës

Ekipi i yllit kosovar hynë në Superligë të Zvicrës

Skuadra e Lausanne është shpallur kampion i “Challange League” në Zvicër.

Një ndeshje pa u përmbyllur kampionati, ata janë shpallur matematikisht kampion dhe po rikthehen në Superligë të Zvicrës transmeton Indeksonline.

Në këtë skuadër luan edhe kosovari, Andi Zeqiri që shumë shpejtë do ta veshë fanellën e Kosovës.

Zeqiri ishte ndër më meritorët që Lausanne është rikthyer në Superligë .

Ai ka shënuar 15 gola dhe 6 asistime këtë sezon, duke qenë i dyti me gola në “Challange League”.