Fjalë Kyçe

Ekipi Olimpik mblidhet në Gërmi para nisjes për në Tokio

Ekipi Olimpik mblidhet në Gërmi para nisjes për në Tokio

Ekipi Olimpik i Kosovës sot është mbledhur në ceremonin e dorëzimit të flamurit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky flamur do të bartet nga sportistët kosovar në ceremoninë hapëse të Olimpiadës së Tokios.

Republika e Kosovës do të prezantohet nga 11 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios, transmeton Indeksonline.

Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit po marrin pjesë ministra, deputetë dhe ambasador të ndryshëm. Po ashtu Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi së bashku me bashkëshorten e tij janë pjesëmarrës në ceremoni.

Olimpiada në Tokio fillon me 23 korrik dhe mbaron me 8 gushtë.