Fjalë Kyçe

Ekipi që e mbushte me yje Serien A, në prag të shkatërrimit

Ekipi që e mbushte me yje Serien A, në prag të shkatërrimit

Një luftë e gjatë që mund të përfundojë në mënyrën më të keqe. Në atë situatë është Palermo e Italisë.

Skuadra që përgjatë viteve i dhuroi futbollit futbollist të mëdhenj si Paulo Dybala, Edinson Cavani, Andrea Barzagli dhe shumë të tjerë, rrezikon të shkatërrohet, e të marrë me vete edhe historinë gati 120 vjeçare.

Kjo është përcaktua është nga Komisioni Mbikëqyrës i Federatës Italiane, që ka informuar institucionin se nuk ka përmbushur kriteret financiare ekonomike të duhet për të marrë licencën kombëtare për pranim në Serie B për sezonin 2019/2020.

Klubi italian është në një rrugë të vështirë ekonomike, me komitetin që konsideronte se nuk ka garanci dhe se po ashtu kishte borxhe në divizionin e dytë dhe Federatën italiane të futbollit./

Kështu, ekipi që ishte në prag të arritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve në dy raste (2006 dhe 2010) duke u renditur i pesti në Serie A, mund të shkatërrohet dhe të detyrohet të nis një histori të re, nga Serie D.

11 korriku do të jetë dita vendimtare për Palermon, ku do të vendoset për fatin e tyre, dhe historinë 120 vjeçare të klubit.