Fjalë Kyçe

Ekonomisti Vokrri: Tërheqja e mjeteve nga Trusti s’është ide e mirë

Ekonomisti Vokrri: Tërheqja e mjeteve nga Trusti s’është ide e mirë

Ekonomisti Visar Vokrri vlerëson se tërheqja e 30 për qind e kursimeve pensionale nuk është ide e mirë dhe se qeveria duhet të krijojë masa të tjera në ndihmë të qytetarëve.

“1/3 e atyre që janë afër pensionimit kanë më pak se 1000 euro në kursimet e tyre. Çfarë do të bëjnë ata në pension, nëse tash i tërheqin 30%?” ka pyetur Vokrri.

Gjithashtu, ekonomisti Vokrri propozoi që si masë në këtë kohë krize, qeveria duhet të ulë TVSh-në.

“Qeveria duhet të ulë akcizën e naftës dhe të bëjë uljen e TVSh-së si zgjidhje. Masa këto që i kanë bërë tashmë edhe disa nga vendet e rajonit”, tha Vokrri në klankosova.