Fjalë Kyçe

Eksploziv në një autobus në Komoran, policia jep detajet

Eksploziv në një autobus në Komoran, policia jep detajet

Sot në mbrëmje është raportuar se në një autobus në Komoran është gjetur eksploziv.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes edhe më tutje vazhdojnë të jenë Policia e Kosovës, FSK dhe KFOR.