Fjalë Kyçe

Ekpsertet thonë se rastet me Covid mund të rriten gjatë janarit e shkurtit

Ekpsertet thonë se rastet me Covid mund të rriten gjatë janarit e shkurtit

Mikrobiologjia Zana Kaçaniku- Deva ka thënë se gjatë pandemisë vjen në pyetje puna dhe rëndësia e shëndetit publik dhe në këto raste shihet sa punon Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo në Express Intervista të KTV-së ka thënë se nga fillimi i janarit kanë parë trajtimin e rasteve me COVID-19 në Itali, dhe janë përgatitur të jenë të gatshëm nëse vjen një situatë e tillë në Kosovë.

Kaçaniku-Deva ishte e para që nxori analizat e para të personave të parë të infektuar me COVID-19. Ajo tutje ka thënë se një valë e re e infeksioneve mund të jetë gjatë muajve janar dhe shkurt, kjo për shkak të acarimit të motit.

“Me rritjen e numrit të testimeve është parë nevoja që duhet të trajnohen edhe staf tjetër shtesë. Më vonë janë bashkangjitur edhe dy doktoresha. Për shkak të stafit të pakët që ka pasur njohuri në këtë fushë, është dashur ta zgjasim orarin e punës, kemi punuar nga mëngjesi në mbrëmje me atë staf të pakët që e kemi pasur në dispozicion ndërkohë derisa na janë bashkuar stafi i tjetër ne kemi bërë trajnimin e të tjerëve”, ka thënë ajo.

Sipas saj edhe departamentet tjera kanë kryer detyrën e tyre me shumë ngarkesë. Ajo ka thënë se me metodën e PCR kanë testuar edhe më herët mostrat e gripit.

“Ne kemi mundur edhe me një vëllim më të madh të punës t’i testojmë edhe deri në 2000 mostra gjatë ditës. Por nga një mikrobiolog mund t’i testojë 30 mostra gjatë orarit të punës”, ka thënë ajo.

Kaçaniku-Deva ka thënë se gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk kanë thënë që janë lodhur nga gjithë ajo ngarkesë e situatë. Ajo thotë se frika e tyre ka qenë më e madhe edhe për familjarët se mund të infektohen.

Edhe pse nga fillimi i pandemisë është ballafaquar me raste të të infektuarve, ajo thotë se ende nuk është infektuar me COVID-19. Ajo shton se kanë komunikim edhe me kolegët nga vendet e rajonit. Doktoresha thotë se një person ka gjasa të jetë i infektuar edhe me COVID-19 por edhe të jenë me virus sezonal.

“Imuniteti është i cenueshëm për infektim me koronavirus nëse është i vaksinuar një person. Unë besoj se jemi në bishtin e epidemisë, por me acarimin e motit unë mendoj që do ta kemi edhe një valë në janar edhe shkurt të rasteve. Shpresa është te vaksina, besoj se një pjesë e popullatës e kanë kaluar. Deri më tash asnjë prej pacientëve të dyshuar me infeksion i është nënshtruar testimit, por një pjesë e popullatës nuk është testuar përkundër që mund të kenë pasur simptoma”, ka thënë ajo.