Fjalë Kyçe

EKSKLUZIVE: “Arpagjikat’ tentojnë të futen në dhomat e zhveshjes

EKSKLUZIVE: “Arpagjikat’ tentojnë të futen në dhomat e zhveshjes

Të pakënaqur me rezultatet e skuadrës së tyre të zemrës, tifozët prizrenas kanë hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes Liria – Gjilani (1-1), teksa kanë tentuar të futen edhe në dhomat e zhveshjes, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Shumë tifozë tashmë ndodhen afër dhomave të zhveshjes, derisa po bëjnë thirrje vazhdimisht për të larguar trajnerin italian Vicenzo Alberto Anesse.

Ëshë dashur ndërhyrja e forcave të rendit për ta qetësuar situatën, teksa “Arpagjiktë” thërrasin “Ik, ik largohu” teknikut italian, i cili erdhi në fundin e vjeshtës dhe ka dëshpëruar me rezultatet e tij.

Barazimi ndaj Gjilanit dhe fitorja e Ferizajt në shtëpi ndaj Ballkanit i dërgon prizrenasit në pozitën e parafundit me 20 pikë.