Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka debutuar me fitore në garat evropiane.
Skuadra nga Drenasi të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, fitoi ndaj Lincoln Red Imps me rezultatin minimal, 1:0.
Ndërsa të premtën në mbrëmje Feronikeli do të përballet në finale me skuadrën
Santa Coloma.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ekskluzivisht për Gazetën Alo ka folur i transferuari këtë edicion te skuadra Kampione, mesfushori Besnik Bojku.
“Do të jetë ndeshje e vështirë pasi që ndeshje të lehta nuk ka”, ka thënë fillimisht Bojku.
“Ata janë Kampion të vendit tē vet dhe kemi respekt maksimal për ta, por sigurisht se e vlersojmë edhe vetën tonë dhe besoj se nëse ne lujm ashtu siç dim ne pa problem do e kalojm edhe këtë pengesë”, ka deklaruar Besmir Bojku për Gazetën Alo.
Feronikeli dhe Santa Coloma luhet ditën e premtë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.