Të shtunën luhet derbi i xhiros 31 i Ipko Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që mund të përcaktojë fatin e skuadrave për titull.
Ndërkohë, si asnjëherë më parë kjo sfidë do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë duke përfshirë edhe ata pas portave, mëson ekskluzivisht.
Me marrëveshje të dy klubeve, sfidën pritet ta gjykojë gjyqtari më i mirë në vend, Genc Nuza.
Ditw më parë drejtuesit e Llapit ishin deklaruar se do të kërkojnë gjyqtarë nga Serie A italiane, por më pas të dy klubet janë pajtuar për Nuzën që tashmë ka histori edhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Foto: Genc Nuza duke drejtuar ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës (13 gusht, 2018)
Gjithsesi, mbetet për t’u zyrtarizuar gjithçka nga FFK që sot pritet të dalë me delegimin zyrtar të gjyqtarëve.