Kryetari i Flamurtarit Imer Ademi me datë 20 mars të këtij viti ka bërë kërkesë në Ministri për ta shuar klubin nga kryeqyteti, shkruan GazetaAlo.
Megjithatë si duket kjo ka ndodhur pa pëlqimin e të gjithë kuvendarëve si dhe bie ndesh me nenin 6 paragrafi 5 i statutit të klubit.
Shumica e të pakënaqurve ka bërë ankesë në Ministrinë e Administrates publike
për ta shfuqizuar këtë vendim që Flamurtari të mos shuhet.
Ministria e ka anuluar kërkesën e Imer Ademit, kurse ka sugjeruar të mbahet kuvend tjetër i cili i mbajt të martën ku ishin prezent 23 nga 34 delegat dhe kishte korum.
Aty kryetari i bordit ekzekutiv Fadil Ismaili drejtoj kuvendin.
“Pala tjetër nuk i ka respektuar rregullat nuk e ka respektu kuvendin nuk e ka respektu shimicen dhe normalisht që edhe vendimi pason mbi bazën e kësaj parregullsie” ka thënë Ismaili.
Ai gjithashtu thotë se vendimi për ta shuar klubin është bërë për qëllime tjera.
“Kanë pas dëshirë me pas 100 përqindshin që sa më pak me nda, ajo që thojnë kojta nganjëherë po na mund rezonin”, ka deklaruar Ismaili.
Në këtë kuvend u votua që tu bëhet kërkes me shkrim atyre që tentuan shurjen dhe privatizimin e klubit pa pëlqimin e të gjithve.
Kundër veprimit të Ministrisë pala e paknaqur ka afat 30 ditë për ankesë. /GazetaAlo