Fjalë Kyçe

EKSKLUZIVE: Ndeshja ndaj St Joseph’s ishte e fundit për Mirel Josën në drejtimin e Prishtinës

EKSKLUZIVE: Ndeshja ndaj St Joseph’s ishte e fundit për Mirel Josën në drejtimin e Prishtinës

Afër dy vite janë bërë prej se Mirel Josa e ka marr drejtimin e Prishtinës, ku edhe përkundër investimeve ai dështoi ta sjell titullin e kampionit në kryeqytet.

Një Kupë e Kosovës dhe dy herë nënkampion ishin bilancet e trajnerit tiranas në krye të klubit më të madh në vend.

Mos sjellja e titullit nuk u ka bërë shumë përshtypje klubit, pasi kërkon vetëm të luanin në Evropë, aty ku ndeshjet matem me qindra mijëra euro.

Evropa u sigurua me vendin e dytë në kampionat, pasi Feronikeli e fitoi titullin dhe Kupën, madje duke e mposhtur në ndeshjen e fundit pikërisht Prishtinën.

Humbja ndaj St Joseph’s ka rënduar dukshëm arkat e klubit, pasi eliminimi nga amatorët e Gjibraltarit do t’i kushtojë Prishtinës hiq më pak se 280 mijë euro.

Një shumë relativisht e madhe për një klub në Kosovë, apo thënë më ndryshe 1/3 e buxhetit të klubit të Prishtinës për një vit.

Kjo ka bërë që kryesia të mendojë shkëputjen e kontratës me Mirel Josën, apo edhe ky i fundit mund të jap vet dorëheqje.

Opinion publik shumë shpesh ka qenë kritik me trajnerin Josa, pasi që është mbrojtur shumë nga kryesia e klubit.

Ndeshja e humbur ndaj St Joseph’s ku dy të besuarit e Josës dolën me të kuq, Dallku e Bekteshi, mund të ketë qenë e fundit e tij në drejtimin e Prishtinës.

Zhvillimet e reja pritet të ndodhin në ditët në vijim, pasi pas ndeshjes nuk është prononcuar askush, dhe faqja zyrtare e klubit aktualisht është e heshtur.