Analisti politik Armend Muja, ka vlerësuar se koalicioni NISMA-AKR, sipas të gjitha gjasave, as pas numërimit të votave të diasporës nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.
Muja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me shumë gjasë, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, NISMA ende nuk do të arrijë të kalojë pragun (4.98%)”.
Postimi i plotë i Mujës:
“Votat dhe pragu: Me shume gjase, pas perfundimit te numrimit te votave te diaspores, NiSMA ende nuk do te arrij te kaloj pragun (4.98%). Nje shprese e vogel mbetet ne ditet ne vijim kur te numerohen votat me kusht (circa 25,000). Nisma/AKR ka nevoje per minimalisht 1450 voa shtese per te kaluar pragun (mbi 6%) e votave me kusht. Pra, mund te perfundojme ne nje situate qe NISMA per 50-70 vota (nuk) kalon pragun. Perndryshe, votat me kusht pritet ti fitoj VV (29%).LDK kryesisht performon me keq ne vota me kusht (21%). Pa asnje dileme, LVV ka fituar zgjedhjet” (sic.), ka shkruar Muja.