Fjalë Kyçe

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano: Nuk ka dyshime, Conte e do kalimin te Unitedi

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano: Nuk ka dyshime, Conte e do kalimin te Unitedi

Fabrizio Romano raporton se Antonio Conte dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer do të shkarkohet nga Djajtë e Kuq, pas disfatës 5-0 të pësuar nga Liverpooli të dielën e javës që shkoi.

Trajneri norvegjez përkundër transferimeve verore që mori, nuk ka shfaqur rezultatet e kërkuar nga bordi dhe do të shkarkohet.

Conte është trajner i lirë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti, derisa fitoi Scudetton te Nerazzurët.

Kështu, rrugë për italianin është hapur dhe sipas Romanos ai do ta pranojë ofertën, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.

Solskjaer pritet të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin dhe marrëveshja me Conten pritet të arrihet sa më parë. /telegrafi