Analisti i futbollit, Redi Jupi, ishte njëri ndër të ftuarit në emisionin “Procesi Sportiv”, ku u diskutua për gjasat e Kosovës për kualifikim në “Euro 2020”, shkruan GazetaAlo.
Vitin e kaluar, Jupi kishte thënë se asnjë lojtar i Kosovës përveç Milot Rashicës nuk do të mund të luante për Shqipërinë.
Mirëpo në emisionin e mbrëmshëm ka ndryshuar pak sa mendimin e tij.
Ai ka deklaruar se Kombëtarja e Kosovës po bëhet skuadër e madhe dhe entuziazmi i madh do të sjell suksese.
Vata ka veçuar dyshen Zeneli – Rashica si dy super yje të Kosovës /GazetaAlo