Fjalë Kyçe

Eksplozivi në rrugën e Gazimestanit ende nuk është ç’aktivizuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Bekës, eksplozivi ende nuk është deaktivizuar.

“Eksplozivi i gjetur në rrugën që të qon drejt Gazimestanit ende nuk është ç’aktivizuar. Njësitet e nevojshme po punojnë në rast”, tha Beka.