Autoritetet gjermane me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë kanë ekstraduar në Kosovë të dyshuarën M.P. 35 vjeçare për vrasjen e A.K. 38 vjeçar më 2 shtator 2018, në periferi të Ferizajt.
Pas përfundimit të procedurave në hetuesi dhe prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, bëhet e ditur nga një njoftim për media.
Ekstradimi i të dyshuarës nga autoritetet gjermane është bërë më 18.12.2019.