Fjalë Kyçe

Ekuipazhi i anijes luftarake amerikane shpëton pa u prekur nga koronavirusi

Ekuipazhi i anijes luftarake amerikane shpëton pa u prekur nga koronavirusi

Luftanija amerikane Harry S. Truman ka mbetur në brigjet e Oqeanit Atlantik në afërsi të Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhi do të donte të kthehej në shtëpi, por nuk munden pasi asnjëri prej tyre nuk është infektuar me koronavirus.

Anija Truman nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës shkaku i një angazhimi më të gjatë në det kur udhëtimin e nisi në muajin nëntor, transmeton KOHA.

Anija me 4 mijë e 500 anëtarë ka shpëtuar, për dallim nga shumë anije tjera luftarake që udhëtimet detare i nisën pas përhapjes së koronavirusit që ka infektuar 1 mijë e 100 marinarë të anijes tjetër “Theodore Roosevelt.

Anija vlerësohet me shumë rëndësi pasi përkundër virusit, ushtria amerikane është e gatshme për luftë.