Fjalë Kyçe

Ekzekutimi i dënimeve për të burgosurit danezë që vijnë në Kosovë, Haxhiu nënshkruan traktat

Ekzekutimi i dënimeve për të burgosurit danezë që vijnë në Kosovë, Haxhiu nënshkruan traktat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër, si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së të dy vendeve me datën 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët.

Danimarka kishte arritur një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë.

Në kuadër të marrëveshjes, të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina, duke filluar nga viti 2023.