Fjalë Kyçe

Ekzekutohet me armë një 35-vjeçar në Tiranë

Ekzekutohet me armë një 35-vjeçar në Tiranë

Një 35-vjeçar me inicialet C.K. u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Kariçi është qëlluar me armë zjarri brenda një veture tip “Golf V”, të cilën e kishte me targa të huaja.

Viktima ka qenë me precedent të mëparshëm penal, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. Raportohet se viktima ishte mik i Ervis Martinajt, emri i të cilit është lakuar disa herë në ngjarje kriminale në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndërkohë pak pas ngjarjes, një veturë tip “Audi” u gjet duke u djegur disa kilometra larg vendit ku u krye krimi. /ABC