Manchester United nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Mason Greenwood në ekip këtë verë, sipas një raportimi të ri.
The Times ka raportuar se United po shpreson të përfitojë një shumë të mirë parash nga Greenwoodi gjatë afatit kalimtar veror, por mund ta mbajnë atë në skuadër në rast se nuk marrin ndonjë ofertë të arsyeshme për 22-vjeçarin.
Greenwood nuk ka luajtur për United që nga 2022, kur atëherë u akuzua për tentativë dhunimi, sjellje kontrolluese dhe sulm.
Shërbimi i Prokurorisë eventualisht më pas hodhi poshtë këto akuza në shkurt të vitit 2023, pasi dëshmitarja e rastit u tërhoq mbrapa dhe dëshmi të reja u hodhën në dritë.
Reprezentuesi anglez që atëherë ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 31 paraqitje, dhe sipas disa publikimeve të ndryshme, ai ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha.
Njëra prej klubeve të interesuara thuhet se është Juventusi, me ‘Zonjën e Vjetër’ që e ka bërë Greenwoodin njërin prej objektivave të tyre kryesor.
Greenwood ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Unitedin, por klubi e ka mundësinë që ta zgjasë atë edhe për një vit.
Mbetet të shihet nëse Juventusi apo nddonjë klub tjetër do të paguajë çmimin e kërkuar nga Unitedi për të transferuar Greenwoodin. Në rast se asnjë klub nuk plotëson kërkesat e tyre financiare, atëherë ‘Djajtë e Kuq’ me shumë mundësi do ta mbajnë atë në ekip.